• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Rudina Dembacaj: Fundjavat që më mungojnë në palcë!

Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Rudina Dembacajt…

 

Ku je sot Rudina?

Jam në Vlorë! Te daja Gazi. Kudo që të pushoj në verë, nuk e quaj të plotë, pa ca ditë te daja.

Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?

A jemi të gjithë gati? Mora “çantë emergjencë” për Vikin? Po mami i ka pirë ilaçet? Dukem pjeshkë me veshjet që kam marrë? Ku iku Erta? Të marr një triko për në darkë? Pse vetëm unë kam ftohtë? Pse nuk blejmë një furgon ne, se s’na zë një makinë?!

Këto janë mendimet e para (qesh).

A të duket sikur fundjavave të verës gjithë instagrami ikën në plazh kurse gjithë bota është në shtëpi?

Jo, instagrami dhe bota janë në plazh. Unë gjej momentin të dal në qytet, pa trafik.

A është opsion për fundjavën tënde “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?

Shumë rrallë, ama e shijoj shumë. Në gusht, Viki është pushim, e kemi praktikuar.

Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm?

Sa në larg syve, botën nuk e lëmë në terr informativ se hedh 700 foto. (qesh)

Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?

Nuk e di, ka shumë. Kohët e fundit, kujtoj fundjavën me babain, në Kelmend. Më mungon në shpirt, në palcë! Më shtohet malli çdo minutë.

Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?

Në përgjithësi kënaqem me faktin që kam dalë nga monotonia. E gjej mundësinë të kënaqem. Zgjedh me të të udhëtoj, buk do lëvizja me njerëz që kanë ritëm tjetër nga unë.

Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?

Më ka marrë malli për një dasmë fisi. Kohët e fundit po bashkohemi vetëm për ditë të vështira, le të shpërthejnë tupanat.

Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në ccastin e fundit?

Për shkak të hoteleve, në verë organizohem 1 javë para.

A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?

Më shijojnë shumë!

Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…

Flokët me vaj, fytyra me maskë, librin e përrallave në dorë duke e lexuar./revistawho.com