Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë konfirmuar 25 raste pozitive., nga të cilët një në Durrës dhe 24 të prekur në Tiranë.
15 të prekur të rinj janë në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.
Tirana ka aktualisht 80 të prekur aktivë në total.