• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve me Covid-19 në vendin tonë, mes tyre edhe fëmijë

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 28 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga Koronavirusi në 174. Mes të infektuarëve rezultojnë edhe 4 fëmijë.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri, Korça dhe Durrësi ndërkohë që kemi dhe një vatër të re atë të Tropojës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste