Klaudia Pepa ka një nga porfilet më të kuruar në ‘Instagram’ dhe dukshëm dashuria e saj për fotot është e madhe. Nëse kur kujtoni këtë emër, para syve ju shfaqen videot e saj ku shfaq aftësitë si balerinë teksa kryen aktivitete të përditshme, ne ju themi që nuk ka vetëm aq. Klaudia di të jetë e thjeshtë dhe shumë pranë fansave të saj me disa foto të tjera.
Ne kemi kuptuar që Klaudia mund të frymëzojë gjithkënd për të realizuar foto në kushte shtëpie me dekore minimaliste dhe pa ndonjë mundim të madh.
Mund të provoni një sfond të thjeshtë ku shfaqet vetëm një mur, ose perde
Mund të uleni në tokë mbi një mbulesë (ose jo) me një gotë në dorë
Ose para pemës festive (keto ruajini për vitin tjetër)
Mundeni edhe thjesht të jeni ulur në një karrige ose para pasqyrës
Ka kaq shumë opsione sa ju duhet vetëm të zgjidhni. Vishuni bukur, sistemoni shtëpinë dhe shkrepni foto. Tani që mundësitë për të dalë e për t’u argëtuar janë shumë të vogla, pse mos ja bëjmë qejfin vetes në kushtet e shtëpisë?/revistawho.com