• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

“Rrini në shtëpi dhe udhëtoni me fantazi”, ja çfarë librash mund të lexoni këto ditë

Që prej mbrëmjes së të dielës, edhe Shqipëria duket se është vetizoluar nga rreziku i Koronavirusit. Teksa lutemi dhe shpresojmë që vendi ynë të ketë sa më pak të prekur, është e domosdoshme të ruajmë qetësinë, për vete dhe për të afërmit tanë. E gjitha kjo na gjeti të papërgatitur, por ndërkohë duhet të gjejmë mënyra sa më të efektshme për ta kaluar kohën brenda katër mureve. Një prej tyre është të lexojmë. Duke menduar për ju, kontaktuam disa prej shtëpive botuese më të njohura në vendin tonë të cilat na sugjeruan disa tituj librash. Kryeredaktorja e botimeve “Pegi”, Aida Baro tha se i është dashur të shkruajë herë pas here sugjerime për librat e verës, për dhuratat e Krishtlindjes, për Vitin e Ri, për librat që mund të dhurojmë për 8 mars apo Shën Valentin, dhuratat më të mira për fëmijët apo të rinjtë, mirëpo kurrë s’i kishte shkuar ndër mend se mund të bënte një listë librash për koronavirusin. “E çuditshme, por e vërtetë! Ja, dhe kjo ditë e shënuar erdhi! Siç thonë fqinjët tanë të “koronarizuar” ca më herët, “mai dire mai” (Kurrë mos thuaj kurrë)”, u shpreh ajo. Disa nga librat që ajo sugjeron janë:

1. Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland.

2. Muza e haresë – Goliarda Sapienza.

3. Dëshmitar kam Zotin – Makis Citas.

4. Mrekullia – R. J. Palacio.

5. Mikesha gjeniale ose Saga napolitane – Elena Ferrante.

6. “Mbiemri i ri”.

7. “Histori arratie e qëndrese”.

8. “Historia e vajzës së humbur”.

Në çdo panel ku flitet për libra nuk mungonojnë sugjerimet e Arlinda Dudaj, e cila prej shumë vitesh është një njohëse shumë e mirë e librave. “Who” kontaktoi edhe me Arlindën, e cila sugjeroi këto tituj librash.

1. Të bëhesh Michelle Obama.

2. Trilogjinë e Jo Nesbo-Gushëkuqi-Hakmarrja dhe Ylli i djallit.

3. Edhe një ditë më shumë- Fabio Volo.

4. Fletorja e Majës-Isabel Allende.

5. Atdheu-Fernando Aramburu,

6. Ashtu si dashuritë-Javier Marias.

7. Shtyllat e Tokës-Ken Follet.

8. Zoti e shpëtoftë femijën-Toni Morrison.

9. Kaq shumë lumturi-Alice Munro.

10. Gruaja- Jumpa Lahiri.

Edhe botimet Living sjellin një larmishmëri librash duke menduar për të gjithë madje edhe për fëmijët. Etleva Cepele ka disa sugjerime të vlefshme që do ua bëjnë ditët e qëndrimit në shtëpi më të bukura.

Për adhuruesit e letërsisë klasike:

1. Cranford – qyteza e zonjave të fisme.

2. Kallamishte në erë.

3. Kandidi ose optimizmi.

4. Beti – tregime të zgjedhura.

5. Në lindje të Edenit.

Për romantikët e pandreqshëm:

1. Neandertali kërkon njeriun.

2. Fqinja.

3. Në tualetin e femrave.

4. Një martesë e pazakontë.

5. Premtimi i Krishtlindjes.

Thriller:

1. Friend Request.

2. Sekreti i një nate vere.

3. Pas dyerve të mbyllura.

4. Fustani i nuses.

5. Misteret e Klarës.

Libra motivues dhe histori të vërteta:

1. Shkolla e rrugës.

2. Shpirt i egër.

3. Girlboss.

4. Ora e zezë.

5. Fuqia e mendimeve.

6. Zonjat e para.

7. Leksione nga Madame Chic.

8. Pushteti i të heshturve.

9. E vërteta ime.

10. Një vit jetë si danezët.

Romane me sfond historik:

1. Vajza e Pirenejve.

2. Tatuisti i Aushvicit.

3. Vajzat pa emër.

4. Parajsa e bardhë.

5. Amelia- vajza që nuk do të ekzistonte.

6. Kapiten Koreli.

Për fëmijë:

Nga cikli MASHA DHE ARIU:

1. Masha dhe ariu – takimi i parë.

2. Udhëtoni me lojëra.

3. Dita e reçelit.

4. Heronjtë janë mes nesh.

5. Dhuratë nga qielli.

Nga Edi Gogu:

1. Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko.

2. Flutura gazplotë.

Nëse keni dëshirë të lexoni një nga këto libra, por nuk e keni në shtëpi mund ta gjeni online, në platformat e Buckinist, https://bukinist.al, apo tek “Shtëpia e Librit”, https://www.shtepiaelibrit.com.