Shqipëria sot do kushtëzohet nga mot i vrenjtur në të gjithë territorin. Temperaturat kanë pësuar rritje nga java e kaluar duke shkuar në vlerat minimale deri në 2 apo 4 gradë celcius. Veriu i Shqipërisë do përballet edhe me rreshje dëbore ndërsa në zonat e ulta dhe bregdetare do të ketë rreshje shiu të vazhdueshme. E gjithë fundjava pritet të jetë nënë ndikimin e reshjeve. Dreka dhe pasditja do të kushtëzojnë shi me intensitet të lartë, ndërsa në darkë do të ketë vetëm vransira. Tmperaturat maksimale nuk do ta kalojnë vlerën 10 gradë celcius./revistawho.com