• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Rrëmoni në karficat e fëmijërisë dhe do gjeni modën e re të flokëve

Moda më e re për flokët ju kushton shumë pak, për të mos thënë fare (nëse i keni në shtëpi). Po flasim për karficat e fëmijërisë që dikur na humbnin sa andej-këtej ndërsa sot na duhen më shumë se kurrë. Nga Dua Lipa tek Elvana Gjata po e kthejnë në trend kapjen e flokëve me karfica.

E bukura është se karficat mund të vendosen me çfarëdo lloj stili të jeni veshur. Mund të jeni veshur me fustane si Dua Lipa, Elvana Gjata, Diona Fona dhe do dukeni shumë lozonjare.

Por karficat mund t’i përdorni edhe me një veshje klasike, si Rudina Dembacaj.

Era Istrefi, Dojna Mema, Argjira Spanca e Orinda Huta i kanë përdorur për veshje përdita dhe të gjithë stilit karficat i kanë dhënë pamje tjetër.

Prandaj tani me vrap rrëmoni për të gjetur karficat e fëmijërisë dhe krijoni stilin tuaj.