• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rrëfimi shokues i prezantuesit italian: Kam mbetur trokë e pa shtëpi, ja si i humba të gjitha…

Momente të vështira për prezantuesin historik italian Claudio Lippi. Ai ka zbuluar detaje shokuese nga jeta e tij private për të përjavshmen “Diva e Donna”. Pas shumë vitesh punë në media ai ka mbetur pa asnjë kacidhe. “Nuk kam as shtëpi, as asgjë. Në llogarinë time kanë mbetur 7 mijë euro”, ka thënë ai. Moderatori ka shpjeguar se si u gjend në këtë situatë: “Është faji i menaxhimit të keq të të ardhurave të mia, nga vetë menaxheri im. Ai shkaktoi një krizë ekonomike që nuk e prisja. Më ka humbur gjysëm milioni euro”. Më tej gjatë intervistës Lippi tregoi edhe se e ka qetësuar disi ish-gruaja Kerima Simula. Ata kanë qenë bashkë gjatë viteve 1989-1994. Së fundmi ata janë rigjetur e do të martohen sërish. “Është e vërtetë, do të martohemi sërish. Është një çast që dua ta përjetoj me të gjithë intensitetin e rastit. Por vetëm brenda katër mureve.