Demet Ozdemir është një nga aktoret më të njohura dhe fama e saj i ka kaluar tashmë kufijtë turk. Megjithatë në një intervistë, aktorja e cila luan aktualisht rolin e “Zejnepit” në serialin “Shtëpia ime, fati im”, tregon se fëmijëria e saj nuk ka qenë dhe aq e bukur. Demet është rritur në një qytet të vogël si Izmiti dhe ka treguar se ka përjetuar dhunë në familje.
“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”-ka treguar aktorja.