• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rrëfimi i Beatrix Ramosaj: Kam qenë vajzë e keqe, pija shumë cigare dhe për pak dëmtova “zërin”

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka hequr dorë nga një ves shumë i keq. Ajo ka lenë cigaren dhe tashmë ndihet më e freskët dhe shijon çdo gjë më shumë. Ja shkrimi i plotë i saj:

Kam qene ajo vajza qe kam pire 2 paketa cigare ne dite, kishte raste dhe me shume. Secili nga ne ne periudha te ndryshme dhe sidomos ne moshen e adoleshences e kemi provuar cigaren, disa e kane lene me kaq dhe disa te tjere fatkeqsisht une ne kete rast e vazhdova per nje kohe te gjate.
E pija fshehurazi mamit edhe babit dhe gjithmone mundohesha te gjeja nje arsye per te dalur nga shtepia qe te kisha mundesi ta pija te pakten ate paketen qe me kishte mbetur.
Shume here me ka kapur mami paketa dhe gjithashtu kam henger 1 shuplak qe do ta mbaj mend tere jeten, dhe sinqerisht kam meritu me shume se 1.
Nuk arrija te kuptoja se sa shume po me demtonte shendetin, dhe mbi te gjitha dhuraten time me te shtrenjte qe me ka dhuruar Zoti “Zerin”.
Cdo dite po kaloja limitet, zgjohesha me mendje me pi kafe; cigare. Edhe njerezit qe rrinin me mua ndikoheshin keq nga ana ime duke me pare mua qe pija shume, edhe ata pinin njesoj si une.
Para 15 diteve po diskutonim per cigaren ne tavoline me kusheririn tim Metin ( nuk eshte duhan pires ) dhe Ervin te dashurin tim, kisha kohe qe e mendoja ta leja por thjesht nuk dija se si.. Duke folur ju thash te dyve une neser do ta le cigaren dhe ata qeshen sepse duke me pare se sa shume pija ju dukej e pamundur dhe mbi te gjitha as mua vete sme besohej, thash sonte do pi sa te mundem dhe kur te zgjohem neser nuk do ta pi me. Dhe ashtu ndodhi, dy ditet e para kam patur shume veshtiresi me gjumin, trupi im nuk ishte mesuar pa nikotine dhe e kam perjetuar shume keq, ka patur dite qe isha shume nevrike dhe filloja qaja nga sikleti, pastaj zoti me solli disa situata shume te veshtira, nje nga rastet ishte qe kisha mamin ne spital (Tani eshte me mire faleminderit Zotit) ne kete rast une ne te shkuaren do kisha pire dy paketa, por jo nuk e ndeza kurr me, dhe pjesa me e mire e gjithe kesaj ishte reagimi i mamit, vllait , komplet familjes duke me thene bravo Trixa, cfar karakteri, bravo sa e forte etj”.