• youuinsttaaffccbb
TEST
KolonaVirusi

#KolonaVirusi / Rrëfime nga Lageri i Tiranës

Të infektuarit me virus u shtuan me 30 dhe nesër mund të bëhen 200. Dita e 14 e izolimit. Po të ishin pushime nesër do duhej të ishim në punë. Por nuk janë pushime. Është kohë lufte dhe jemi fshehur në vendstrehime të (pa)sigurta. Ende nuk po i numërojmë thërrimet e bukës, por kaluan ditët që postonim vaktet me tri pjata. Duhet të hamë dy herë në ditë e të bëjmë joga. Unë s’arrij të përqëndrohem për joga, sapo marr pozicionin më oshëtin në kokë pyetja, edhe sa zgjat?

Një deklaratë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shpiku sot vaksinën “rrininështëpi” dhe na njoftoi se janë në komunikim me shkencëtarët botërorë dhe mbështesin bluzat e bardha. Më në fund!
Këtej nga lageri jonë, me gjithë thirrjen e Akademisë liridaljet janë të dukshme, duhet të paguajmë dritat, sistemi online është ‘error’ si çdo gjë e këtyre ditëve. Vijon rradha për bukë e fruta, qepët kryesojnë në rritje çmimi në bursë, ndërsa kafja turke konkuron fuqishëm telenovelat. Këto të fundit kanë ndërprerë prodhimin dhe nëse kjo pandemia zgjat do shtohet paniku se nuk kemi çfarë shohim në darkë. Nëse doni të ikni, fluturimet me Stambollin janë të vetmet të lejuara, ndaj lidhja me botën këtë herë është nga Turqia. I sëmuri i Bosforit mbahet në këmbë dhe Lasgushi bën vajtje-ardhje për të na mbajtur gjallë. Rroftë jeta, rroftë shpresa. Nga Lageri, me dashuri, Ajn./revistawho.com