• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rrëfehet Gena: Mendoj të bëhem baba për herë të tretë

Gena është ndër ata artistë që gjithmonë ka folur hapur jo vetëm për profesionin e tij, por edhe për jetën private. Së fundmi, këngëtari ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Mirage’, ku ka zbuluar se dëshiron shumë të bëhet baba për herë të tretë. Ai ka thënë se kjo është në planet e afërta të tij dhe partneres, Lorena. Gjithashtu Gena ka treguar se do dëshironte të bëhej baba i një djali, duke qenë se ka dy vajza dhe djali do të trashëgojë mbiemrin. Këngëtari ka folur edhe për marrëdhënien babë e bijë, që ka me dy vajzat e tij nga martesa e parë. “Me vajzat takohem shpesh dhe me të dyja jam si shok, pavarësisht se duhet të mbaj dhe rolin e babait, duhet t’i korigjojë dhe kritikoj. Ato jetojnë në Tiranë, po ashtu dhe unë dhe takohemi shpesh bashkë”, – ka treguar këngëtari. /revistawho.com