• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rrëfehet Flori Mumajesi në polici. Ja versioni i tij

Flori Mumajesi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me incidentin e të shtunës pas përfundimit të “Kënga Magjike”. Dëshmia e tij është marrë nga oficerët e policisë natën e së shtunës dhe zbardhet sot për herë të parë.

Dëshmia e tij është e kundërt me atë të Stine. Flori ka deklaruar se nuk është vetëplagosur por se e ka goditur për motive banale kolegu i tij raporton Opinion.al. Ai e cilësoi ngjarjen “për xhelozi profesionale”.

Flori ka dëshmuar se ka qenë Stine që e ka sulmuar në dalje të Pallatit të Kongreseve, duke e goditur me grushte dhe një gotë qelqi. Më pas, kur është rrëzuar në tokë, ka goditur dhe kokën, në pjesën e pasme. Flori nuk ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit, duke thënë që gjithçka ka ndodhur për shkaqe banale.

flori