• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rozana Radi zbulon planet e jetës private: Ka ardhur momenti biologjik të bëhem nënë

Mbrëmjen e sotme, Rozana Radi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mos i fol shoferit” në “Ora News”. Në një intervistë përballë Rudina Dembacaj, Rozana ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj duke filluar që nga fëmijëria dhe deri sot që mendon të bëhet nënë. Gjatë emisionit moderatorja e emisionit “Boom” ka thënë se tashmë ka ardhur koha t’i dedikohet më shumë vetes dhe jetës personale.

Ajo është shprehur se duke qenë se është shumë e angazhuar me punë nuk ka pasur mundësi të krijojë një familje, por tani ka ardhur ora biologjike. “Nuk kam pasur kohë të bëhem nënë këto kohë. Kam qenë shumë e zënë. Por, sigurisht ka ardhur momenti biologjik që duhet ta marrim seriozisht dhe t’i futemi punës”, – ka thënë Rozana. Ajo nuk ka dashur të rrëfejë shumë për jetën me partnerin e saj, sepse ka treguar se përpara emisionit kishte bërë pakt se nuk do të fliste për të. Më herët Rozana ka zbuluar se ka 6 vite e lidhur, por është kujdesur shumë që gjatë kësaj kohe ta mbajë marrëdhënien e saj larg vëmendjes mediatike. /revistawho.com