Rozana Radi, një nga mikeshat më të vjetra të Fiori Dardhës, ka zgjedhur ta bëjë publik urimin e saj për shoqen e adoleshencës, të cilës i ka shkruar me fjalë zemre…
“Dy gjëra na bëjnë të lumtur në jetë, dashuria dhe e qeshura! Të kam parë adoleshente para shumë vitesh, grua e nënë dje dhe nuse sot. Nuk kishte se si të mungonte urimi im në ditën tënde. Babai më ka mësuar që të kesh miq duhet t’i shohësh në sy e t’i falenderosh që ekzistojnë. Qofshi përherë të lumtur dhe uroj ta thërrisni njëri-tjetrin deri sa të thinjeni ‘zemër'”, – ka shkruar Rozana Radi, bashkëprezantuese me Fiori Dardhën, në programin e përnatshëm “Boom”, që transmetohet në valët e “RTV Ora News”. / revistawho.com