Fiori Dardha është pjesë e ekranit shqiptar prej shumë vitesh, ku e kemi parë të drejtojë formate dhe programe të ndryshme. Ditën e sotme, ajo ka festuar 39-vjetorin dhe ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjitha urimet që ka marrë me anë të një postimi në ‘Instagram’.
Një ndër mesazhet më të bukura dhe më emocionuese ka qenë ai i koleges së saj në punë dhe jo vetëm, Rozana Radi.
Ajo ka publikuar një foto me Fiorin, mbi të cilën ka shkruar: “Ka qenë e vështirë të arrijmë deri këtu, kemi kaluar shumë vështirësi, por në fund ja kemi dalë, jemi rritur bashkë, jemi zënë, kemi qeshur, kemi qarë. Sot pas 2 dekadash jemi përsëri në këmbë duke trokitur gotat në ditën e lindjes tënde. Sot më the: “Iku jeta u plakëm”. Nuk e di nëse do të bëjmë ndonjë ‘botox’ një ditë në fytyrë, di vetëm të të them që jemi lodhur shumë për të pasur atë rrudhë dhe do falenderojmë zotin që na jep mundësinë të jetojmë jetën. Nëpër filma në këtë situatë, personazhi kryesor vendos ose të vazhdojë përpara ose të kthehet pas, por ky që jetojmë është realitet dhe mundemi vetëm të vazhdojmë përpara, ndaj bëje me një buzëqeshje të madhe. Gëzuar ditën e lindjes”.
Rozana ka treguar me urimin e saj rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka për të kjo shoqëri shumë vjeçare me Fiorin.
Ashtu si çdo herë tjetër Radi ka ditur të ngjallë emocione me fjalët e dedikuara ndaj koleges dhe mikes së saj./revistawho.com