• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Roza Lati tregon recetën e pozitivitetit: As më plas për asnjë

Roza Lati ka dalluar gjithmonë për transparencën dhe përgjigjet e saj sa të drejtpërdrejta dhe plot humor. Kështu ka ndodhur edhe në pyetjet e fundit që ndjekësit i kanë drejtuar moderatores në llogarinë e saj.
“Si e gjen besimin në vetëvete? Edhe je shumë pozitive”, ka shkruar një prej fansave të Rozës. Sakaq nuk ka munguar as përgjigja epike e Rozës, e cila ka shkruar: “Mendoj ka të bëjë me karakterin. Unë kam pasur gjithmonë karakter rebel dhe revolucionar. Ah dhe diçka, as më plas për asnjë”.
Përpos këtij momenti, Lati ka zbuluar dhe se ku e sheh veten pas 5 vitesh, duke shkruar: “E sigurt që në karrierë. E dashuruar, me dy binjakë. Me vilën time me bimët e mia, me qentë e mi. Me dy kuaj dhe një dhi”.
Këto dëshira të Rozës kuriozojnë më siguri shumë ndjekës të saj, ndonëse moderatorja ka treguar prej kohësh se gëzon një dashuri shumë të madhe për bimët dhe kafshët. Edhe gjatë seteve fotografike të realizuara, ajo ka sjellë një pjesë të gjithë gjërave që pëlqen, përfshirë këtu edhe kafshët.
Neve s’na mbetet gjë tjetër për të shtuar veçse mezi po presim ta shohim Rozën ashtu siç ajo dëshiron sot të jetë pas 5 vitesh./revistawho.com