• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Roza Lati rikthehet në televizion, ja emisioni i ri ku do ta shihni

Moderatorja simpatike Roza Lati nuk mund të qëndrojë dot larg ekranit për një kohë shumë të gjatë. E mesa duket vendi i ri, ku do të mund ta shikojmë vajzën bukuroshe të aktores së humorit, Rita Lati, me shumë gjasa do të jetë televizioni Ora News. Sikurse bën të ditur express, Roza është parë në ambientet e këtij televizioni dhe se së shpejti do të nisë një emision në këtë ekran. Emisioni do të ketë karakter sportiv, madje kanë nisur punimet e studios prej nga Lati do të moderojë.