• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rovena Dilo sjell me klip këngën që i dha çmimin e dytë

Një nga zërat më të dashur të skenës shqiptare, Rovena Dilo ka publikuar ditën e sotme projektin e saj më të fundit muzikor me titull ‘Do të çmend’. Kjo melodi nuk është fort e panjohur, pasi ‘Do të çmend’ i dhuroi artistes së dashur shqiptare çmimin e dytë në festivalin ‘Zambaku i Prizrenit’ me tekst të shkruar nga vetë artistja dhe muzikë të Adi Hilës. Videoklipi është realizuar nga regjisori Altin Çelmeta, duke u kujdesur për të sjellë për dëgjuesit një material i cili i ri më së miri stinës që jemi aktualisht. Dilo ka zgjedhur ta xhirojë klipin e këngës buzë detit, duke u përshtatur kështu dhe me stinën e verës, megjithatë ajo çfarë tërheq më shumë vëmendjen është ‘look-u’ detajist që ajo ka zgjedhur. Me një fustan ngjyrë të bardhë, Rovena ka qëndruar besnike e një pamjeje, duke bërë që të gjithë dëgjuesit të fiksohen jo vetëm pas muzikës , por dhe pamjes. Dilo është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare dhe ndonëse ajo ka zgjedhur të vijë më rrallë pranë publikut me projekte muzikore, është siguruar që përherë ato të ngelen gjatë në memorien e dëgjuesve./revistawho.com