• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rovena Dilo e ka parashikuar suksesin e Gjonit, shqiptarit që do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion

Përvec Arilena Arës këtë vit në skenën e Eurovizionit do të ngjitet dhe një tjetër shqiptar. Është Gjon Muharremaj ai i cili do të përfaqësojë Zvicrën denjësisht me këngën “Repondez-moi”. Shumë vite më parë ai mori pjesë në Albania’s Got Talent ku emocionoi këngëtaren e njohur shqiptare, Rovena Dilo, e cila pas performancës, iu drejtua atij duke i thënë se me talentin e mrekullueshëm që ka do na bëjë krenarë dhe do na nderojë në të ardhmen.

“Ke një emër të vjetër, e di besoj, një emër shqiptar të vjetër. Është kaq i bukur ai emri jot edhe unë jam e gëzuar që ti ke këtë emër sepse ti siç e mban sot me dinjitet dhe bukuri të madhe, ti ke për ta mbajtur gjithë jetën dhe do na nderosh”, shprehet ajo.

Rovena e ka pëlqyer menjëherë talentin e Gjonit dhe me sa duket e ka ditur që atëherë që ai një ditë do të arriste majat e suksesit.