Sot është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Sekreti” të Ronela Hajatit që do na përfaqësojë në Eurovision 2022. Kënga është ndryshuar dhe një pjesë e mirë e saj tashmë është në anglisht, ndërsa është xhiruar në disa nga atraksionet më të rëndësishme turistike të vendit.
Çdo element i videoklipit është bazuar në mitologji. Vetë Ronela quhet Vjosa, si lumi i fundit i egër i Europës. Regjia e produksioni i videoklipit është realizuar nga Ledion Liço dhe protagonist siç duket është edhe Florian Agalliu. Klipi është një histori më vete dashurie e pamundur, siç shihet. “Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj./revistawho.com