• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ronela Hajati thumbon Taynën? Këngëtarja e njohur reagon duke sqaruar gjithçka

Ditën e djeshme Ronela Hajati publikoi një seri videosh në ‘Instastory’ dhe në njërën prej tyre u duk sikur po thumbonte reperet shqiptare. Publiku i lidhi videot me reperen e re Tayna, dhe të gjithë menduan se Ronela e kishte personalisht me atë.

“Më falni se nuk marr vesh nga hip-hop. “Freestyle” a nuk është diçka që krijohet në moment? Apo nja 10 strofa që ti i shkruan dhe i këndon sa herë që të vjen mundësia?”- shkruante Ronela.

Por nuk vonoi shumë dhe për të hedhur poshtë zërat, Hajati ka shpjeguar situatën. Ajo ka postuar sërish një foto në ‘Instastory’ ku tregon se nuk e ka personalisht me asnjërën nga vajzat.

“Pra edhe njëherë, nuk e kam me gocat se janë si shpirt secila në ‘showbizin’ tonë. Është shumë e vështirë të mbijetosh në këtë treg duke qenë femër kështu që duartrokitje për vajzat. Nuk e kam me askënd personalisht, thjesht me fenomenin”, ka shkruar Ronela.