• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ronela Hajati bëhet nostalgjike, ndan me të gjithë një nga kujtimet më të bukura me babain e ndjerë

Ronela Hajati ka treguar shpeshherë se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë. Pavarësisht se në publik është shfaqur gjithmonë si një vajzë e fortë, gjithçka ndryshon kur kujton momentet me babain e saj. Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë me të gjithë një foto nga fëmijëria, që me siguri duhet të jetë pjesë e kujtimeve më të bukura që ka me të atin. Ronela ka postuar në ‘Instagram’ një foto të shumë viteve më parë, kur ajo ishte ende një vogëlushe. Në imazhin e publikuar shihet se ajo është kapur pas këmbës së babait të saj, diçka që tregon se këngëtarja duhet të ketë pasur një lidhje shumë të fortë me të. “Unë dhe babo”, ka shkruar Ronela përkrah fotos.

Pavarësisht se ajo e ka ndjerë gjithmonë mungesën e të atit gjatë këtyre viteve, Hajati ka treguar se ka pasur gjithmonë mbështetjen e nënës së saj. Këngëtarja ka thënë në disa intervista se nëna ka pasur shumë ndikim në formimin e saj dhe se ka qenë disi më konservatore se babai. /revistawho.com