• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ronaldo kërkon gruan që i dha ushqim kur ishte i varfër dhe i uritur

Ai sot është një nga futbollistët më të paguar dhe ka gjithçka që njeriu do të dëshironte. Por Ronaldo paska dhe një anë shpirtërore për t’u vlerësuar.
Ai nuk harron kohën kur ishte një fëmijë i varfër dhe as njerëzit që e kanë ndihmuar atë në ato ditë.

Në intervistën e dhënë së fundmi për gazetarin britanik Piers Morgan, Cristiano rrëfeu se kur ishte 12 vjeç ishte i varfër e nuk kishte për të ngrënë. Por një grua që punonte tek McDonalds i kishte ofruar atij diçka për të ngrënë.
“Ne ishim të uritur. Kishim një McDonald’s ngjitur me stadiumin, trokitëm te dera dhe kërkuam të na jepnin ndonjë hamburger. Aty ishte gjithmonë Edna me dy vajza të tjera. Nuk i kam gjetur dot më. Kam pyetur njerëzit në Portugali. McDonald’s është mbyllur, por shpresoj që kjo intervistë do më ndihmojë për t’i gjetur. Dua t’i ftoj në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë”, tha Ronaldo.
Një gjest për t’u vlerësuar ky i Ronaldos, i cili na kujton të gjithëve sesa e rëndësishme është të bëjmë mirë në këtë jetë, pasi asnjëherë nuk i dihet se kë po ndihmoni. Personi mund të jetë një yll apo talent i ardhshëm ashtu si CR7./revistawho.com