• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Romeo tregon eksperiencën e tij në Akademinë e Arteve: Konkurrova dhe u rendita i fundit…

Ditën e sotme vëllezërit Veshaj kanë qenë të ftuar në ‘Një ditë me Dojnën’, aty ku kanë rrëfyer momente të ndryshme nga karriera e tyre. Gjatë intervistës, Romeo ka treguar se si është përpjekur të jetë pjesë e Akademisë së Arteve dhe se në një konkursi mes 40 vetash, është renditur i fundit.

Ai ka pohuar gjithashtu se të gjithë futen atje me idenë që do të bëhen artist dhe shohin me mospërfillje njerëzit që punojnë në ekran, por më pas kërkojnë punë nga ata.

“Unë kur kam konkurruar në Akademi kam dalë i 40-ti nga 40 veta gjithsej dhe aty u pranuan 12, më erdhi plasja që nuk dola i 39, por ata që u pranuan s’mund të them sa te aftë ishin. Nuk ma dhanë të drejtën e studimit dhe jam futur në shkollë 3 vjet më pas”- ka treguar Romeo, ndërkohë që gjatë bisedës ka ndërhyrë vëllai i tij, Donaldi dhe ka treguar se studentët që ishin pranuar më pas kanë dhënë audicion para Romeos për t’i futur ai në punë.

Romeo nuk ka dashur ta tregojë këtë detaj, megjithatë Dondaldi ka këmbëngulur se kjo është thjesht e vërteta./revistawho.com