Donaldi ja ka dorëzuar Instagramin e tij vëllait me hyrjen në “Big Brother VIP”. Mbrëmë Romeo ka postuar një video ku tregon mesazhet e fundit që ai i ka dërguar para se produksioni t’ia merrte telefonin dhe tek to dëgjohet Donaldi i ka treguar paswordet e rrjeteve sociale dhe i kërkon që të bëjë kujdes dhe askush tjetër të mos ketë akses në telefonin e tij.
Pasi ka treguar mesazhet Romeo thotë: “Meqë ky më konsideron kaq të trashë e nuk ka besim te unë, po e nxjerr në ankand Instagramin e Donaldit në këtë moment. Më shkruani në DM për oferta”. Krah videos ka shkruar: “Do më vrasë kur të dalë, por e di që do më mbroni ju.” Kaq u desh dhe komentet për të kanë qenë të shumta dhe shumë janë argëtuar nga kjo video./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CY11vEMBCbF/