• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Romeo flet për ndarjen nga Jonida Maliqi, për të nuk paska qenë e lehtë

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi ishin një nga çiftet më të komentuar në media. Pak pasi lidhja e tyre u bë publike, ata vendosën t’i japin fund pa zbuluar arsyet e ndarjes. I ftuar sot në “Wake Up”, Romeo ka folur për ndarjen nga këngëtarja e njohur. “Ndarje dhe largime tē bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë…Askush nuk i nis gjërat duke ditur që do përfundojnë, por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin”, u shpreh Rome. Kështu ai tregoi se për të ndarja ka qenë e vështirë, por e ka pranuar si pjesë të jetës.