• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Roman bën 1 vjeç, teze Lori ndan fotot nga festa në natyrë

Ditën e sotme, vogëlushi i trashëgimtares së “Top Channe”, Sara Hoxha dhe moderatorit të njohur, Ledion Liço feston 1-vjetorin e lindjes. Sara dhe Ledioni janë kujdesur t’i dhurojnë vogëlushit një festë të veçantë me të gjithë njerëzit më të dashur. Teze Lori ka ndarë disa foto nga festa, e cila duket se është bërë në natyrë dhe nuk kanë munguar lojërat e shumta. “Romki im i vogël bëri 1 vjeç dhe unë bëra shumë qejf”, shkruan Lori krahas fotove. Me sa duket festën nuk e kanë shijuar vetëm të vegjëlit, por edhe të rriturit. Kujtojmë se Sara dhe Ledioni janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur London.