Vetëm pak ditë më parë, Robert Berisha humbi nga jeta njeriun më të dashur të tij, mamanë. Që prej atij momenti këngëtari ka ndarë momente të ndryshme me të ëmën duke i dedikuar fjalët më të ndjera, pavarësisht humbjes së madhe.
Jo më larg se dje Berisha ndau një kujtim të mamasë së tij së bashku me Renee kur ajo erdhi në jetë.
Ndërsa pak minuta më parë ka publikuar një foto, krah së cilës ka shkruar: “Vdekja mendon se mund të largojë nga unë. Por nuk e di se ti do jetosh gjithmonë në kujtesën time. Më mungon”.
Kujtojmë se pas humbjes së mamasë, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiut, dy ish- nuseve të familjes Berisha./revistawho.com