Këngëtari i suksesshëm Robert Berisha ka qenë i ftuar në ‘Why Not’ me Roza Latin për të promovuar këngën e re në bashkëpunim me Kastro Zizon dhe Eneda Tarifën. Gjatë intervistës së shpejtë me disa pyetje të thjeshta, Roberti zbuloi edhe një detaj surprizues. Moderatorja e pyeti për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie dhe Roberti u përgjigj pa nguruar: “Shinat e trenit”.
Kaq ka mjaftuar që të nisin batutat mes tij dhe Rozës. Kujtojmë se këngëtari është pjesë e kastit të këtij viti në ‘Dance with Me’./revistawho.com