Tuna dhe Patrisi kanë qenë padyshim një nga çiftet më të komentuara të showbizit së fundmi për shkak të disa thashethemeve që ata janë ndarë. Ndonëse dyshja i mohoi thashethemet duke postuar foto me njëri-tjetrin, sërish gjërat kanë mbetur të paqarta, çfarë ka ndodhur mes tyre? Në një intervistë për emisionin “N’gas’z”, Robert Berisha më në fund ka sqaruar të vërtetën e kësaj ngjarje duke treguar se Patrisi dhe Tuna në fakt e kanë pasur një grindje, por tani gjërat mes tyre janë mirë dhe madje i zbuloi atyre një sekret të vogël. “Unë e kam marr vesh nga të tjerët nga këto lajmet nëpër portale. Çdo çift ka zënka, nuk gjen një çift që s’ka pasur mosmarrëveshje. Janë fallco ato lidhje dhe çifte që s’kanë probleme. Pastaj dihet si janë nënat pas lindjes, Tuna mund të jetë nervoze. Gjatë asaj kohe duhet të jetë i kujdesshëm burri. Prandaj njerëz mjaft me “U nda, u nda, u nda”. Patrisi dhe Tuna kanë marrë vizën, do shkojnë në Amerikë me pushime bashkë me Tianin”, tregoi Roberti./Xing.al