• youuinsttaaffccbb
TEST
Who World

Rivaliteti mes Kim dhe Kylie, kush frymëzohet nga njëra-tjetra (Foto)

Kylie Jenner është e vendosur që të jetë Kim Kardashian e ardhshme. Edhe pse nuk i pëlqen të thuhet se kopjon “look-un” e motrës së madhe, duket se ajo është e vendosur të kopjojë rrugën e karrierës së saj, me një të dashur reper, me interesa të ndryshme në biznes dhe herë pas herë duke u bërë pjesë e skandaleve. Por, Kim ka hedhur poshtë idenë se ajo është e bezdisur nga fakti që motra e saj e vogël kopjon atë. “Kylie dhe unë qeshim gjatë gjithë kohës për këtë sepse njerëzit përpiqen vazhdimisht të na vënë kundër njëra-tjetrës”, ka shkruar ajo rreth rivalitetit të përfolur rreth tyre. “Mendoj se është e mrekullueshme, nuk do doja askënd më shumë sesa motrën time që të ishte pjesë e të njëjtit biznes. Ajo më mëson mua shumë siç edhe unë mësoj atë”, vazhdon postimin në blogun e saj Kim. Megjithatë pavarësisht fjalëve të ëmbla të 35-vjeçares, nuk mund të mohohet fakti se Kylie frymëzohet nga motra e saj.