Në talent show si X-Factor ndodh që konkurrentët të mos preferojnë të mësohen nga mentorët që u caktohen. E mesa duket diçka e tillë ka ndodhur me pjesëmarrësen në X-Factor Britain, Monica Michael, e cila tha se nuk e dëshiron Rita Orën për mentore, por anëtarin tjetër të jurisë Coëell.
Për “Good Morning Britain” ajo e pranoi se nuk dëshiron të jetë në grupin e këngëtares Ora, pas përfundimit të gjykimeve të jurisë këtë fundjavë.
“Së pari e dua Simon si lider të skuadrës time, sepse e kam ndjekur që kur isha e vogël dhe unë isha pjesëmarrëse edhe vitin e kaluar kur Rita nuk ishte. Ai është njeri shumë i mirë ,ndaj eshte dhe një mentor shumë i mirë”, -ka thënë Michael.Nuk dihet si ka reaguar këngëtarja me origjinë kosovare pas kësaj deklarate.