• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rita Ora zbulon prapaskenat nga “Met Gala”: Flirtova me kamarierët

Ditën e hënë Rita Ora pati fatin të ishte pjesë e listës së të ftuarve për mbrëmjen e madhe të “Met Gala”. Këngëtarja me origjinë shqiptare shkëlqeu e veshur me fustanin ngjyrë floriri dhe ashtu si çdo herë tjetër arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve. E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, Rita ka treguar prapaskenat nga eventi dhe si kaloi mbrëmja për të.

Ajo tha se në “Met Gala” qëndroi pranë këngëtares Lizzo, Marc Jacobs dhe Kate Moss. Më tej ajo ka rrëfyer se Lizzo e nxiti të flirtonte me kamarierët që shërbenin në event. “Lizzo dhe unë po pinim dhe ajo shikonte gjithë kohën diku. Unë po mendoja çfarë po shikon dhe më pas pashë se po flirtonte me kamarierët. Unë mendova ‘ok, po flirtoj dhe unë, sepse janë shumë të pashëm!’. Më pas erdhi Cher dhe u frikësova shumë”, ka treguar Rita me shaka.

Këngëtarja ka shtuar se këtë herë ishte veshur shumë thjeshtë, krahasuar me gjithë yjet e tjerë të ftuar. “Kjo ishte hera e 7 që unë isha pjesë e ‘Met Gala’. Ishte mirë, sepse të gjithë ishin veshur ashtu siç duhej, ndërsa unë për herë të parë ndjehesha tepër normale. Pashë rreth e rrotull dhe mendova duhet t’i vë flakën flokëve të mi”, ka thënë Rita.

Kujtojmë se së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta. /reviistawho.com