• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rita Ora video dedikuar shqiptarëve: Po vij në shtëpi

Pas aludimeve të ndryshme për ardhjen apo jo të këngëtares shqiptare Rita Ora në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, këngëtarja ka dhënë mesazhin më të bukur për shqiptarët.

Nëpërmjet një video që ka regjistruar së bashku me grupin që performon, Rita ka përshëndetur shqiptarët duke u thënë se po vjen në shtëpi dhe se ka përgatitur një surprizë shumë të madhe. Në fund të videos këngëtarja së bashku me miqtë e saj kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës nën ritmet e muzikës shqiptare.

“Shtëpia ime Kosovë. Po vij në shtëpi. Ky është mesazhi im për ju. Nuk më pritet të vij dhe të bëjë një koncert falas për ju në Prishtinë, në sheshin Nënë Tereza. Në zemër të qytetit për të festuar përvjetorin e dhjetë të pavarësisë. Jam shumë krenare që kam lindur në Prishtinë dhe të mund të vij e të performoj si ambasadorja dhe mikja juaj. Ta bëjmë këtë, shihemi të gjithë të shtunën”, ka shkruar Rita krahas videos që ka shpërndarë.