Pas disa rekordeve të thyera këngëtarja shqiptare Rita Ora, tani ndodhet në klasifikim pranë këngëtareve mjaft të njohura në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për klasifikimet në “iTunes”, në të cilin këngëtarja zë vendin e tretë. Ndërkohë vendin e parë e ka zënë Camilla Cabello, të dytin Selena Gomez dhe vendin e katërt Demi Lovato. Ishte vetë këngëtarja e cila e bëri të ditur këtë lajm. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rita Ora shkruan: “Sa bukur. Viti 2018 do të jetë i mrekullueshëm”. /revistawho.com