Rita Ora është një nga këngëtaret më të dashura. Ajo ka ditur gjithmonë si t’i surprizojë fansat e saj duke sjellë materiale muzikore tepër interesante dhe duke u kthyer kështu në një nga figurat më të dashura në Britaninë e Madhe. Së fundmi këngëtarja ka ndërmarrë një nismë shumë të veçantë. E veshur si babagjyshi i Vitit të Ri, Rita ka shkuar të vizitojë fëmijët e sëmurë në një prej spitaleve ku punon mamaja e saj.
Momentet e para të vizitës i ka publikuar vetë Vera Ora në ‘Instastory’, duke e falenderuar dhe vlerësuar Ritën për këtë veprim humanitar në periudhë festash./revistawho.com