• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rita Ora shpallet një nga artistet femra më të dëgjuara të shekullit 21!

Një tjetër sukses për këngëtaren Rita Ora. Artistja me origjinë shqiptare e ka ndarë lajmin e madh në Instagram ku citohet se ky vlerësim vjen nga radiot dhe televizionet në Britaninë e Madhe.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21, eh?  Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, shkruan Rita teksa ka ndarë edhe dy foto të tjera njëra nga palestra e tjetra një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë.

“Ja dhe një foto nga palestra dhe një tatuazh për të rritur fuqinë time. Ji i sjellshëm me veten. Ki durim. Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo që beson. Ju dua”, përfundon këngëtarja./revistawho.com