2018-a duket se do të jetë viti i arritjeve për këngëtaren Rita Ora. Vetëm dy ditë më parë kënga e saj “Anywhere” u rendit e para në përzgjedhjen e “iTunes”. Pas këtij suksesi këngëtarja na lajmëron për projektet e reja, të cilat mesa duken do të jenë një ogur i mirë për të. Në profilin e saj të Instagramit, Rita ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se në datën 5 janar do të publikohet kënga e “Fifty Shades Freed” . Kjo këngë vjen në bashkëpunim me ish-këngëtarin e bandës “One Direction”, Liam Payne, ndërsa premiera e filmit pritet të dali në shkurt të këtij viti.
https://instagram.com/p/Bdf_3UrHHJN/