Këngëtares së famshme duket se nuk po i ecën në dashuri. Vetëm pak javë pasi po dilte me rokerin Travis Barker lidhja e tyre ka përfunduar.
Mediat britanike kanë shkruar se ka qenë Travis ai që ka kërkuar që gjithçka mes çiftit të përfundojë.
“Mirror”, cuke cituar Barker-in, shkruan se rokeri i “Blink 182” nuk është gati për një lidhje serioze, ashtu siç e mendonte Rita, duke bërë që lidhja të përfundojë vetëm pas 3 javësh.
“Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për të qenë në një lidhje 24/7”, ka thënë Barker.
Ora dhe Barker ishin takuar në një ndeshje basketbolli në Los Angeles dhe që nga atëherë ata ishin në një lidhje