Sigurisht që ajo mbetet një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë. Por Rita Ora duke qenë dhe shumë bukuroshe ka treguar gjithmone se di të bëjë më së miri dhe modelen. E veshur me të kuqe nga koleksioni i modës vjeshtë – dimër 2016 të stilistit Antonio Berardi, krijuesja e hitit “Shine Ya Light” ka promovuar produktin e ri Coca-Cola Zero Sugar Taste Lounge.