• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rita Ora e emocionuar pak orë para koncertit në Tiranë: Mezi pres t’ju shoh

Mbrëmja e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ do të mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora. Pas festës së Pavarësisë në vitin 2012-të për Ritën kjo është hera e dytë që këndon para publikut shqiptar. Në skenë ajo pritet të performojë hitet më të suksesshme si, “Anywhere”, “Shine Ya Light”, apo dhe këngën më të fundit “Girls”.

Fansat e saj mezi po e presin këtë koncert, por përveç tyre e emocionuar pafund është edhe vetë Rita. Nëpërmjet një postimi të bërë ‘Twitter’ ajo tregon se është duke e pritur me padurim koncertin në Tiranë.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve”, ka shkruar Rita, duke i shtuar flamujt kombëtarë statusit./revistawho.com