• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rina Balaj flet për eksperiencën e saj pa rrjete sociale dhe jep këshilla të vlefshme për të gjithë

Rina Balaj për dy muaj nuk ishte aktive në ‘Instagram’ dhe llogarinë e saj zyrtare e mori një tjetër këngëtare e re. Pas kësaj ngjarje menaxheri i saj Met Elshani tha se reperja kishte vendosur vetë të hiqte dorë nga muzika dhe prandaj faqja e saj në ‘Instagram’ do ju kalonte labelit të tyre sipas kontratës. Por pas 2 muajsh Rina u rikthye me një adresë të re në ‘Instagram’ dhe tregoi se do të vazhdonte sërish punën e saj në muzikë. Së fundmi reperja ka rrëfyer se si ka qenë kjo eksperiencë e saj larg rrjeteve sociale dhe si i ka shërbyer. Ajo ka treguar se pas kësaj ka kuptuar se rrjetet sociale nuk e bëjnë atë të ndihet vetvetja, sepse nuk ka rëndësi një pëlqim apo një faqe me shumë ndjekës për t’u ndjerë mirë.

Rina ka zbuluar se e ka vendosur vetë këtë gjë dhe se është e pavarur nga jeta në rrjete sociale. “E dua jetën! Bëj atë që mua më pëlqen të bëj, pa më treguar askush si t’ja bëj, si të vendos për jetën time! Jam e lirë dhe e pavarur nga jeta në rrjete sociale dhe nga njerëzit që më shkaktojnë stres… se kështu unë vetë vendosa”, ka shkruar Rina. Sipas reperes rrjetet sociale janë falso, krijojnë urrejtje dhe se në to askush nuk e kupton çfarë ndodh në të vërtetë. Në fund Rina i ka këshilluar të gjithë që të punojnë më shumë me veten, me ëndrrat e tyre, të ndihmojnë të tjerët, që jetën ta jetojnë si të duan vetë. /revistawho.com