• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Rikthimi i virgjërisë, gjinekologët: Virgjëria me qepje, rrezik infeksioni

Prej disa ditësh, çështja e rikthimit të virgjërisë tek femrat ka bërë që mediat të ziejnë, pas rastit të publikuar në emisionin “BOOM”, të transmetuar në Ora News. Mjekia Obsteter-Gjinekologe, Nertilda Shushari shpjegon për revistën”WHO” se çfarë është rikthimi i virgjërisë me qepje dhe rrisqet që i kanosen femrës pas ndërhyrjes.

Çfarë është Hymenoplastika(rikthimi virgjërisë)?
Hymenoplastika (rikthimi virgjërisë) është një ndërhyrje kirurgjikale që kryhet me anestezi gjenerale, zgjat rreth 1 orë si procedurë dhe konsiston në bashkimin dhe qepjen e pjesëve të mbetura të membranës së virgjërisë. Pacienti ka të nevojshëm të qëndrojë 1 natë në spital.

Përse kryhen zakonisht këto ndërhyrje?
Qëllimi kryesor i kësaj ndërhyrje është shkaktimi i hemorargjisë pas marrëdhënies së parë seksuale, pas interventit, që në disa kultura, përfshirë dhe Shqipërinë konsiderohet provë e virgjërise. Edhe pse 44% e grave mund të mos kenë gjakderdhje gjatë penetrimit për herë të parë.
Ka dhe raste të rralla, kur gruaja i nënshtrohet ndërhyrjes (qepjes së hymenit) me shpresën për të rilindur jetën seksuale në çift ose për t’i bërë surprizë partnerit në shtrat.

Sa e rikuperueshme është virgjëria pas ndërhyrjes? A është i aftë partneri mashkull të identifikoj ndryshimin?
Virgjëria rikthehet 100 %, si rrjedhojë partneri nuk ka mundësi të bëjë diferencën.
Kryhet plastikë e plotë, e cila kërkon 10-12 javë të rigjenerohet dhe të shërohet. 3 muaj pas ndërhyrjes pacientja nuk duhet të kryej marrëdhënie.

Sa është kostoja për kryerjen e një ndërhyrjeje të tillë?
Kjo procedurë në botë është pjesë e kirurgjisë plastike dhe kushton 2.000 – 5.000 euro, ndërsa në Shqipëri realizohet nga gjinekologët dhe kushton 1.000-2.000 euro.

Çfarë efektesh anësore ka kjo ndërhyrje për femrën?
Kujdes!!! Pavarësisht qëllimit, ajo mbetet ndërhyrje kirurgjikale dhe ekziston rreziku për komplikacione, ku më të shpeshtat janë hemorragjia dhe infeksioni i plagës. Duhet të jeni shumë të kujdesshme në ndjekjen me përpikmëri të këshillave të mjekut që “mrekullia” të realizohet në fund./revistawho.com