• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rikthim pas në kohë, ja kush janë artistët që sollën këngët ‘legjendare’ në mënyrën më të bukur

Të sjellësh një këngë të ripunuar për herë të dytë është një vendim që kërkon jo pak guxim. Artistë të ndryshëm nga estrada shqiptare kanë zgjedhur që së fundmi të rikthejnë në një version të ri, këngë të cilat dikur janë pëlqyer shumë nga publiku dhe janë konsideruar si hite të muzikës shqiptare ndër vite.

Versionet ‘remake’ të këngëve mund të cilësohen dhe si një përpjekje për ta ‘ringjallur’ një këngë tek gjeneratat e reja dhe zakonisht kjo ndodh kur kënga ka qenë shumë e popullarizuar.

Së fundmi në industrinë muzikore shqiptare, kemi parë që artistë të ndryshëm kanë sjellë versione të reja të këngëve të mëparshme, duke i ndërthurur ato dhe me tekste të reja.

Fifi solli për të gjithë fansat e saj një ripunim të këngës ‘Oj Zogo’, e cila u pëlqye shumë dhe deri më tani numëron disa milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’. Një tjetër ‘remake’ ishte dhe kënga ‘200 ditë’ nga grupi TNT, i cili e risolli sërish këtë projekt muzikor, në bashkëpunim me Capital T.

Por TNT nuk u mjaftua me kaq, pasi pjesëtarët e grupit vendosën të sjellin një version të ri dhe të këngës ‘Moj biondinë me sytë e zi’ në bashkëpunim me Luana Vjollcën.

Producenti i njohur kosovar ‘Cricket’, solli një demo të re të këngës me titull ‘Ende e dua’ nga Shyhrete Behluli, duke e titulluar ‘Kthema Kohën’, e cila arriti majat e klikimeve dhe u dëgjua kudo. Përveç kësaj ai solli dhe këngën ‘Më fal’ nga grupi legjendar ‘Elita 5’.

Dafina Zeqiri vendosi që të sillte në bashkëpunim me reperin kosovar, Lumi B, këngën me titull ‘Lule lule’, e cila i surprizoi jo pak të gjithë fansat e Zeqirit, pasi ishte një ripunim i këngës ‘Moj e bukura more’.

Ashtu dhe siç është kuptuar, këngët e vjetra janë ato që do të bëjnë namin këtë verë. Duke guxuar jo pak, artistët shqiptarë kanë sjellë më të mirën për të gjithë dëgjuesit e tyre. Nuk dihet nëse emra të tjerë të njohur do vendosin të sjellin një ‘remake’ të këngëve të vjetra, por një gjë është ë sigurt, hitet e kësaj vere mbajnë vulën e më të mirëve dhe të gjithë do të argëtoheni nen ritmet e tyre./revistawho.com