Po bëhen plot 4 vite që kur “Twilight Saga” u shfaq për herë të fundit në kinematë botërore për serinë “Breaking Down”.
Atëherë kur menduam se nuk do t’i shohim më kurrë dy vampirët, Bella dhe Edward, si dhe njeriun ujk, Jacob, së bashku, zëdhënësi i “Lionsgate”, Patrick Wachsbergerka, ka treguar për mediat se studioja kinematografike e sagës “Twilight” është e hapur për një tjetër seri dhe autorja Stephenie Meyer ka akoma histori për të treguar.
“Twilight ka ndryshuar jetën e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë”, – ka thënë ai. “Një film tjetër është një mundësi, pra as e sigurt e as pamundur. E gjitha është në dorë të Stephenie-s. Nëse ajo do të tregojë më shumë histori, atëherë në jemi gati”.
“Twilight Saga Breaking Down” pati një impakt të madh në shitjen e biletave e në publik. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një tjetër seri nga kjo sagë. /Blitz.al/