Vetëm pak kohë më parë, Zaimina Vasjari zbuloi se do të rikthehej në muzikë pas 4 vitesh. Prej ditësh ajo ka ndarë imazhet e para nga klipi, ndërsa sot ka zbuluar titullin e këngës dhe pak nga melodia e saj. “Vetes” titullohet kjo këngë që do të rikthejë Zaiminën në treg dhe ajo ka marrë menjëherë mbështetjen e fansave dhe të kolegëve. Projekti i plotë do të publikohet gjatë kësaj jave.
https://www.instagram.com/p/CDv5B4Mnjs5/?igshid=10zndm8qsrs9r