• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rikthehet në ekran “Rudina”, moderatorja zbulon kur nis sezoni i ri

Me fillimin e shtatorit, shumë emisione shqiptare rikthehen në ekran për një sezon tjetër të gjatē. Edhe moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, ka njoftuar për rikthimin e emisionit të saj të pasdites në ekranin e Tv Klan. Rudina ka zbuluar se emisioni i saj i përditshēm rikthehet në ekran në datën 7 shtator, në orën 17:00. “Rudina” ka mbajtur para ekranit shumë shqiptarë që janë kuriozë të shohin personazhe të njohur të flasin për jetën e tyre, të dëgjojnë si trajtohen temat e aktualitetit apo kuriozitete e ngjarje të ndryshme.