Kjo e hënë ka gdhirë me reshje te dendura shiu, në të gjithë vendin. Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri të enjten, ku do të ketë edhe ulje temperaturash. Temperaturat gjatë këtyre ditëve priten të bien nga 3 deri në 7 gradë celsius. Por mos u mërzisni nëse kjo kohë ju zymtëson, pasi dielli i pranverës do të kthehet në fundjavë, shkruan “Class”, ku temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë celsius.