• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rihanna në bashkëpunim me Lady Gaga-n? Këngëtarja zbulon detaje nga albumi i ri

Për vite me rradhë, fansat e Rihanna-s kanë pritur me padurim për albumin e saj të ri. Këngëtarja ka qenë e fokusuar në karrierën e saj si biznesmene, e megjithatë ajo ka zbuluar se albumi i saj do të publikohet shumë shpejt dhe ka thënë për ‘T Magazine’ se stili do të jetë i tipit reggea. Ajo gjithashtu tha se për momentin po mendonte ta quante atë ‘R9’, duke qenë se kështu kanë filluar ta quajnë të gjithë fansat e saj. Përsa i përket bashkëpunimit të shumëpërfolur me Lady Gaga-n dhe Drake, 31-vjeçarja i ka hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme, duke thënë se diçka e tillë nuk do ndodhë. Pavarësisht fjalëve të Rihanna-s, fansat e saj po shpresojnë për një remix të këngës ‘Shallow’./revistawho.com